Numri i të prekurve nga gripi stinor, i lartë

Gazetare: Melihate Rustemi

Gripi stinor dhe virozat vazhdojnë të shqetësojnë të gjitha moshat, posaçërisht fëmijët. Në Institutin për Sëmundje të Mushkërive te Fëmijët “Kozle” takuam shumë fëmijë të sëmurë, disa prej tyre prisnin për kontroll ndërsa disa të tjerë për tu shtrirë në këtë spital.

“Erdha sepse po kollitem. Duhet të shtrihesh ose do të shkosh në shtëpi? Duhet të shtrihem. Sa ditë ke munguar nga shkolla? Një javë. A ka edhe nxënës tjerë që mungojnë sepse janë të sëmurë? Po. Ka shumë,” u shpreh një fëmijë.

“Prej kur janë të sëmurë? Tash një javë. Çfarë simptome kishin? Temperaturë, kollitje. Erdhët për kontroll? Ishim gjatë natës, na thanë që sot do të na pranojnë,” tha një prindër.

Të shqetësuar ishin edhe gjyshërit dhe prindërit që shoqëronin fëmijët. Ndër simptomat që kishin ishin temperatura e lartë dhe kollitja.

 “E vogla nuk është mirë, është ftohur prandaj erdhëm në kontroll, të shohim se çfarë ka. Çfarë simptoma ka? Temperaturë dhe vjellje. E bëmë pasqyrën e gjakut,  po presim rezultatet,” tha një prind.

“Shumë keq, shumë keq por do të bëhemi më mirë. Prej kur është e sëmurë? Që pardje me temperaturë, vjellje pas çdo ushqimi, tash bëmë Rengen dhe pasqyrën e gjakut, të shohim se si do të jetë. Deri në sa e kishte temperaturën? 39 dhe 39.2, akoma është e lodhur. Çfarë moshe është? 13 muaj,” u shpreh një prind.

Drejtor i institutit Kozle tha se brenda 24 orëve po kryhen 150 kontrolle të fëmijëve.

“Në hospitalizim deri nga fundi i javës së kaluar kishim diku 70 fëmijë, për momentin kemi 55 fëmijë të cilët kanë nevojë për hospitalizim. Ata fëmijë të cilët ne, apo mjekët tonë e shohin se ai mjekim mund të bëhet edhe në kurim shtëpiak me terapi shtëpiake, me inhalator, ata prindër të cilët kanë po edhe ata që nuk kanë për fëmijën e vet e blejnë nga një inhalator dhe pastaj vazhdojnë mjekimin në mënyrë shtëpiake prandaj e shohim që është një numër paksa I zvogëluar nga ajo që e kishim para një jave,” u shpreh Besnik Zeqiri, drejtor I ISHP “Kozle”.

Spitali i fëmijëve “Kozle” do të jetë në dispozicion të të gjithë personave në nevojë pavarësisht festave të fundvitit. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme