I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, autor i disa ngjarjeve të rënda kriminale, dukshëm po vuan dënimin e tij në kushte komode, me pajisjen e laptopit dhe internetit, për të pasur kështu komunikim sa më të madh me botën e jashtme.
Për pasojë, janë pezulluar nga puna dy punonjës të Drejtorisë së Burgjeve.
Ishte dëshmia e Alda Nikollit, njëra prej motrave Nikolli, të cilave iu vendos tritol në banesën e tyre në Elbasan pak ditë më parë, ajo që nxorri në dritë faktet.
Ata për ngjarjen akuzuan pikërisht të arrestuarin Nuredin Dumani, me të cilin Alda Nikolli fliste prej disa kohësh, falë aksesit që i dënuari kishte në internet.