Zyrtari i PDK’së, Nuredin Lushtaku, ka thënë se vrasësi Lutfi Qosa e kishte vrarë kushëririn e tij me emrin e njëjtë më 2010, por, se cak kishte pasur kushëririn tjetër, Sabit Lushtakun.
Në këtë mënyrë, ai ka reaguar duke thënë se asnjëherë s’kishte pasur konflikte me dikë tjetër për të shkuar deri te vrasje.
Ai ka prezantuar edhe Aktgjykimin e Gjykatës me të cilin ishte vërtetuar se Qosja kishte pasur cak vrasjen e Sabit Lushtakun ndërsa gabimisht kishte vrarë një Nuredin Lushtaku tjetër prej atij që është zyrtar i PDK’së.
Madje, ka dhënë edhe detaje të tjera të vrasjes që kishte ndodhur para tetë vitesh.
“JU rikujtoj se i afërmi i viktimës Nuredin R Lushtaku, Sabit Lushtaku ka pas konflikt familjar me familjen e Driton Latifi në Austri të cilët sipas dëshmive të prokurorisë kanë paguar dorasin Lutfi Qosa i cili është dënuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë me 19 vite burgim për vrasjen e Nuredin R Lushtakut, ndërsa Gjykata e Apelit ia ka rritë denimin në 27 vite burgim të formës së prerë”, ka sqaruar Lushtaku, në një reagim në FB.
Reagimi i plote i Lushtakut
REAGIM PËR OPINION PUBLIK
Të nderuar, për herë të dytë si pasojë e mediave jo profesionale dhe tendencioze unë, familja ime dhe miqt e mi shqetësohemi vetë për faktin se unë kam emrin Nuredin Lushtaku dhe asgjë tjetër.
Vrasja e kusheririt tim nga dorasi Lutfi Qosa në vitin 2010 na ka shqetsuar të gjithëve.
Pohimet e Televizionit T7 në emisionin “Frontal” janë shpifje e kulluar sepse, Lutfi Qosa ka qenë i paguar për të vrarë Sabit Lushtakun e jo Nuredin Lushtakun.
Vrasja ka nodhë për shkak të konflikteve familjare që kanë pas familja e afërt e viktimës në Austri me familjen e Driton Latifit.
JU rikujtoj se i afërmi i viktimës Nuredin R Lushtaku, Sabit Lushtaku ka pas konflikt familjar me familjen e Driton Latifi në Austri të cilët sipas dëshmive të prokurorisë kanë paguar dorasin Lutfi Qosa i cili është dënuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë me 19 vite burgim për vrasjen e Nuredin R Lushtakut, ndërsa Gjykata e Apelit ia ka rritë denimin në 27 vite burgim të formës së prerë.
Në të gjitha shkresat e lëndës saktësohet se dorasi Lutfi Qosa ka qenë i shtyrë nga Driton Latifi për vrasje të Sabit Lushtaku për qëllime hakmarrese, por që dorasi ka vrarë gabimisht Nuredin R Lushtakun të afërmin e Sabit Lushtakut dhe kjo nuk ka pas kurfarë lidhje me mua dhe punë time.
Prandaj, konsideroj se shkrimet e medias sot ishin qëllim kqija, jo profesionale dhe tendencioze për të përfshirë apo ndërlidh vrasjen e Nuradin R Lushtakut me mua.
Konsideroj se shkrime të tilla kishin për qellim dëmtimin e autoriteti tim dhe përfshirjen time në një rast të tillë ishin të qëllimshme nga gazetari Arsim Lani, Televizioni T7 në emisiomin “Frontal” e që u transmetua edhe nga disa media tjera, të cilat kanë shqetsuar familjen time dhe miqt e mi.
Të nderuar miq, një kërkim falje nga mediat për shqetsimin që kan shkaktuar në familjen time, do të me bënte të mendohem për të mos ndërmarr HAPA të tjerë ligjorë ndaj shpifësve të tillë.
Unë Gjeneral Nuredin Lushtaku edhe pse modest mburrem me punë time në UÇK, TMK dhe në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova dhe asnjëherë nuk kam qenë cak i asnjë sulmi dhe as që kam pas konflikt me ndokënd për punën time gjatë viteve të shkuara.
Këtij reagimi ia bashkangjesë vendimin e Gjykatës për rastin e vrasjes se Nuredin R Lushtakut të cilin ka mundur ta siguroj çdo media apo gazetar veq pak profesional.