Edhe pse ishte ndarë nga djali i saj, ish-nusja nuk i ka dalë inati me vjehrrën.
Ditën e djeshme, 38-vjeçarja me iniciale F.I ka shkuar tek ish-vjehrra ku e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht.
Për këtë arsye, e moshuara ka shkuar në polici, duke e denoncuar atë për dhunë, ku policia ka filluar ndjekjen penale ndaj saj.
Ndërsa për 65-vjeçaren me iniciale B.I, policia ka lëshuar urdhër mbrojtje.
“Më datë 08.04.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen B.I vjeç 65 pasi ish nusja e djalit, shtetësia F.I, vjec 38, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”., -thuhet në njoftimin e policisës.