Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme një grua 75 vjeçe ka denoncuar në polici nusen e djalit të saj, të cilën e akuzon për kërcënim dhe dhunë fizike. Policia punon në zbardhjen e rastit.
“Shtatëdhjetë e pesë vjeçarja nga Tetova, dje (05-korrik) në ora 13:20 në SPB-Tetovë se nusja e saj N.A. (36) e ka kërcënuar dhe sulmuar fizikisht për një kohë të gjatë. N.A. ditën e sotme (06-korrik) është thirrur në intervistë zyrtare në Stacionin Policor të Tetovës për të sqaruar dhe dokumentuar rastin”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.