Nxënës të shkollave të mesme të Shkupit mbi 10 orë janë bllokuar në kufirin hungarez

Rreth 200 nxënës të gjimnazit “Orce Nikollov” më tepër se 10 orë kanë mbetur të bllokuar në pikalimin kufitar Horgosh për hyrjen në Hungari.

Ata janë lënë pa ushqim dhe me sasi të kufizuar të ujit, shkruan portali SDK.MK.
Nxënësit janë nisur në ekskursion deri në Bratislavë dhe Pragë me 4 autobusë, por nga ora 23 janë bllokuar në hapësirën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë, për shkak se autoritetet hungareze pa shpjegim nuk i lëshonte. Më në fund, autobusët janë lënë të hyjnë rreth orës 10 të mëngjesit.

Prindërit e nxënësve janë shfaqur të shqetësuar. Ata thonë se as agjencioni turistik e as personat që e kanë udhëhequr udhëtimin nuk kanë shpjegim se përse është ky maltretim në kufij. /SHENJA/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme