Me thyerje të kafkës dhe gjakderdhje në vesh ka mbetur një fëmijë gjatë ditës së mërkurë si pasojë e rënies nga kati i dytë i objektit të shkollës “Emin Duraku” në Komunën e Kaçanikut.
Mirëpo, drejtori i qendrës së neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka thënë se fëmija është jashtë rrezikut për jetë, raporton KTV.
Zëvendësdrejtori i shkollës, Ilmi Hoxha, thotë të mos e kenë parë rastin se si ka ndodhur.
E në Policinë Rajonale të Ferizajt thonë se ende janë në proces të këtij rasti.