Nxënësit e Bllacës ecin 5 km në këmbë në temperatura të acarta

Rrëfimi për nxënësit e lagjes Bardhi të fshatit Bllacë të Shkupit, të cilët mësimet i ndjekin në Kosovë bëhet gjithnjë e më i dhimbshëm. Ata edhe në temperatura të ulta janë të detyruar të maltretohen dhe të përshkojnë nga 5 kilometra në këmbë për të vijuar mësimet në shkollën Ilaz Thaçi në komunën Hani i Elezit në Kosovë. Rruga e gjatë me baltë, shkurret, përballja me policinë kufitare janë vetëm disa nga problemet me të cilat përballen çdo ditë këta filloristë.

Rahimi, Mesuti dhe Hadisi janë tre nga 50 nxënësit e këtij fshati që ëndërrojnë për një shkollë fillore ne fshatin e tyre. “Është ftoftë shumë. 11 e 30 nisemi për në shkollë, kur bie shi bëhet baltë, na bëhen këpucët më baltë. Një orë na bëhet deri të shkolla. Po kur të ktheheni? Vijnë dhe na marin”. “Është rruga me baltë edhe e kemi larg shkollën. Dëshirojmë me pas nji shkollë afër edhe mos të bëhemi me baltë, do të bëhet më lehtë për ne me shku në shkollë”. “Për mua, shumë i vogël jam unë, shumë vështirë është me shku në shkollë. Po lodhemi. Larg e kemi”. Këto vështirësi që përjetojnë këta të fëmijë shqiptarë nuk ju bëjnë përshtypje ministrisë së Arsimit apo Komunës Çuçer Sandevë që ia hedhin fajin të njëra-tjetër duke e lënë të pazgjidhur problemin. Kreu i kësaj komune, Jovan Pejkovksi një kohë të gjatë zvarrit kompletimin e dokumentacionit për ridestinimit të tokës së dhuruar nga një banorë për ndërtimin e shkollës, nga ajo bujqësore në atë ndërtimore. “Çdo herë kur vijnë zgjedhjet ata vijnë për vota, me premtu diçka e me fitu diçka rreth votave.Fëmijët tanë shkojnë në Han të Elezit, ne i kemi diku 50 nxënës që shkojnë në Han të Elezit. Faji sigurisht që është i partive politike.. Çfarë shkolle, nuk vijnë as për shkollë as për kurgjë hiç, veç për vota. Ne do të dalim në votime por këta që e kanë shiju pushtetin vështirë e kanë”. “Fëmijët tanë nëpër baltë, çfarë shkolle kërkon prej fëmijëve tanë ë nëpër baltë shkojnë deri atje, shkon e kthehet duke qarë, as që interesohet dikush. Kanë premtu por do të bëhet ndonjëherë kur nëna ime do të ngjallet, pas 1 mijë viteve”. “Askush nuk interesohet për ne, kur janë zgjedhjet vijnë dhe japin premtime boshë, nuk janë premtime që realizohen. Kanë qenë tash shumë shpejt, për shkollën tash e katër vite që premtojnë e asgjë nuk realizojnë, ajo është bajat edhe atë shumë. 50 fëmijë në baltë, shi, borë, maltretime, katastrofë”. Dekada me radhë nxënësit e lagjes Bardhi të fshatit Bllacë mësimet i ndjekin në komunën e Hanit të Elezit në Kosovë. Për aq kohë sa ëndrra për një shkollë fi0llore nuk bëhet realitet, do të vazhdojnë problemet e nxënësve shqiptarë/Alsat M

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme