Nxirr 280 euro ose… – I riu në kurthin e një femre seksi, gjobitet nga ‘burri’

Një 30-vjeçar është joshur seksualisht nga një femër e saponjohur dhe ka pranuar pa mëdyshje ftesën për të shkuar në shtëpinë e saj.

Ajo që nuk dinte i riu me iniciale A.Xh. ishte fakti se në këtë mënyrë kishte ngrënë karremin e një kurthi të ngritur ndaj tij. Pak minuta pasi ka shkuar në shtëpinë e vajzës, në derë janë shfaqur dy meshkuj një prej të cilëve ka pretenduar se ishte bashkëshorti i saj. Duke e kërcënuar ata i kanë kërkuar një shumë prej 280 eurosh, pasi në të kundërt do ta kallëzonin në polici.

Situate ka qenë një inskenim i përgatitur nga dy djemtë dhe vajza, që ishte e dashura e njërit prej tyre. Megjithëse pjesa e parë ka shkuar sipas planit, kur para se të jepte gjobën A. Xh. ka lajmëruar Policinë për kurthin. Ngjarja ka ndodhur në tetor të vitit të kaluar në Durrës por tani të tre të përfshirët në të, Marim L. Edmond S. dhe Oligerta B. kanë përfunduar të pandehur në Gjykatën e Krimeve të Rëndë. Strumbullari i gjobvënies ka qënë një borxh prej 50 mijë lekësh të vjetër që i dëmtuari A.Xh. I ka pasur të pandehurit Marim L. që ishte organizatori.

Pas arrestimit, të tre të dyshuarit kanë pranuar kurthin e ngritur ndaj të dëmtuarit A.Xh. dhe kanë rrëfyer me detaje edhe rolet e tyre në histori.

Referuar kërkesës për gjykim, i pandehuri Marim L. e pranon faktin se ka qenë ai që i ka kërkuar Oligertës ta marrë në telefon kallëzuesin A.Xh. me telefonin e tij, por thekson se kjo histori është bërë për një shumë prej 5 mijë lekësh, që, sipas tij, A.Xh. ia kishte marrë borxh disa kohë më parë. Ai ndihet i penduar për veprimin e kryer.

E pandehura Oligerta B., e pyetur si e tillë, ka shpjeguar se e pranon faktin ashtu siç është shpjeguar, por thekson se ka hyrë në histori për të ndihmuar Marimin, i cili i kishte thënë se kallëzuesi A.Xh. i kishte marrë lekë borxh. Pranon faktin se Marimi i ka kërkuar shumën prej 280 eurosh, por e ka dëgjuar këtë fakt nga dhoma tjetër e shtëpisë. Gjithashtu, ajo shpjegon se Marimi e ka kanosur A.Xh. me një thikë, fakt të cilin e ka mësuar nga Marimi, i cili i ka thënë asaj se në momentin që po prisnin A.Xh. të sillte lekët te taksia, ka ardhur një patrullë policie. Ai i kishte thënë se e kishte hedhur thikën që kishte me vete dhe policisë i kanë thënë se po prisnin një person. Ajo ndihet e penduar për veprimet e kryera.

I pandehuri i tretë i dosjes, Edmond S., në fazën e hetimeve ka shpjeguar se bisedën për t’i marrë lekët A.Xh., Oligerta dhe Marimi e kanë bërë fshehtas tij dhe se ai e ka marrë vesh këtë gjë nga Marimi, pasi ata të dy e kishin kryer bisedën. Ai pranon se ka qenë prezent në momentin kur A.Xh. ka qenë në shtëpinë e tij bashkë me Oligertën, por thekson se ai u ka kërkuar dhe Marimit dhe kallëzuesit të dilnin nga shtëpia. Ai ndihet thellësisht i penduar, por shpjegon se nuk ka pasur dijeni për shumën e lekëve që i është vënë si gjobë kallëzuesit A.Xh. /Panorama.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme