Nxori dy fëmijë nga 8 metra thellësi në lumin e Artës, shqiptari me probleme në frymëmarrje! Pritet të ‘shpërblehet’ me nënshtetësinë greke

Levian Goga, emigranti shqiptar që u hodh në lumin Arahthos në Greqi për të shpëtuar dy fëmijë nga mbytja, është shtruar në spital pas komplikacioneve me frymëmarrjen.


Sipas mediave greke, Goga ka shfaqur kollë të fortë dhe është vizituar nga një mjek privat, i cili rekomandoi analiza më të specializuara në një spital. Ministri grek i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, pas informimit për gjendjen e tij, urdhëroi ndërhyrjen e menjëhershme të ambulancës së shërbimit kombëtar të urgjencës (EKAV), e cila e transportoi Gogën në spitalin e Artës.

Lumi ku ndodhi ngjarja

Burime bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e Gogës nuk paraqet rrezik për jetën, por ai po i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme.

Në shenjë mirënjohjeje për aktin e tij heroik, autoritetet greke pritet t’i akordojnë Gogës shtetësinë greke në mënyrë të jashtëzakonshme.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 11 maj, kur dy fëmijë të mitur, një 14-vjeçar dhe një 12-vjeçar, ranë në lumin Arahthos dhe rrezikonin të mbyteshin. Goga ndërhyri me guxim, duke u hedhur në ujë për t’i shpëtuar.

Levian Goga dhe bashkëshorten

Ai arriti t’i nxirrte fëmijët nga uji pas 20 minutash, por për fat të keq, pas dy ditësh në gjendje kritike, të dy fëmijët pësuan vdekje të trurit.

Prindërit e tyre kanë marrë vendimin fisnik për të dhuruar organet e fëmijëve, duke shpëtuar kështu jetë të tjera.

Në vendin e tragjedisë, miqtë e nxënësve kanë vendosur lule dhe mesazhe prekëse. “Do t’ju kujtojmë përgjithmonë, ikët si heronj,” shkruhej në një nga mesazhet në brigjet e lumit.

louloudia-xrwm

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme