NYT e vlerëson të jashtëzakonshëm romanin e Pajtim Statovcit

Përkthimi në anglisht i romanit “My Cat Yugoslavia” (Macja ime Jugosllavia), i Pajtim Statovcit, i cili jeton në Finlandë, ka marrë vëmendjen e mediave prestigjioze. Edhe e përditshmja amerikane “The New York Times”, e ka publikuar një kritikë për romanin e përkthyer në anglisht nga David Hackston.

Artikulli me titull “Një mace e çuditshme, një gjarpër i shoqërueshëm dhe dëshira e zhvendosur” i shkruar nga Tea Obreht, është një vështrim kritik për romanin e kosovarit të lindur më 1990-n e që në moshën 2-vjeçare emigroi në Finlandë, ku romani në origjinal, finlandisht ishte botuar më 2014. Sipas përshkrimit të librit, në ueb-faqet ku ai shitet online, gjithë rrëfimi nis në vitet ‘80, kur një vajzë myslimane martohet me një burrë që mezi e njeh. Por ai që do të duhej të ishte një bashkim i lumtur, shpejt shkon keq.

“Menjëherë pas kësaj, shteti shkatërrohet nga lufta dhe ajo e familja e saj shkojnë në Finlandë, ku djali i saj Bekimi rritet për t’u bërë një i dëbuar i shoqërisë – jo vetëm imigrant në një shtet që i sheh me dyshim të huajt, por gjithashtu në një homoseksual të papranueshëm në shoqëri. Përveç lidhjeve të rastësishme, miku i tij i vetëm është një gjarpër, të cilin e lejon të bredhë nëpër apartamentin e tij, ani pse kjo një gjë shumë e pabesueshme, sepse ai tmerrohet nga gjarpërinjtë”, është përshkrimi për rrëfimin e romanit. Por artikulli i publikuar rishtas në “NYT” e eksploron thellësisht atë.

‘My Cat Yugoslavia’ është një arritje e mrekullueshme dhe e jashtëzakonshme, dhe një botë që ndahet prej gjithçkaje që do të lexoni këtë vit”, përfundon kritika e publikuar në “NYT” (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme