O.K.H. “Merhamet” vizitë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite

Një delegacion i Organizatës Kulturore Humanitare “Merhamet”, në përbërje Ridvan Xhaferi – kryetar dhe Xhihad Husejini – përgjegjës për mardhëniet me jasht, ditëve të fundit ka qëndruar në Arabinë Saudite, ku ka realizuar një sërë takimesh me institucione, fondacione dhe personalitete të jetës publike, që janë me rëndësi jo vetëm për Merhametin, por edhe për vendin tonë në përgjithësi. Nikoqir të këtij delegacioni ishte Asambleja Botërore e të Rinjve Muslimanë (WAMY).

Kështu, gjatë kësaj vizite, delegacioni i Merhametit ka qëndruar në Asamblenë të të Rinjve Muslimanë (WAMY), ku është takuar me kryetarin e kësaj asambleje, Shkëlqesinë e Tij, Dr. Salih El-Vuhejbi, dhe – në takim të ndarë – edhe me Sekretarin e Përgjithshëm, Abdulhamid El-Mezrui. Gjatë qëndrimit në WAMY ata kanë realizuar takim edhe me Drejtori Ekzekutiv të WAMY-t për Europën Lindore, Qasim bin Ali Qalab dhe, po ashtu ndaras, me përgjegjësin e WAMY-t për Maqedoninë e Veriut, Abdullah Al-Muhaidib.

Në këto takime kryesisht është biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy organizatave dhe krijimin e lidhjeve që do ta stimulojnë zhvillimin e jetës joqeveritare nga të rinjtë e nënqiellit tonë.

Përveç tyre, përfaqësuesit e OKH “Merhamet” e kanë takuar edhe Kryetarin e Bankës Islame për Zhvillim, Shkëlqesinë e Tij, Dr. Bender Haxhar, me ç’rast mysafirët nga Maqedonia e Veriut kanë diskutuar për mundësitë që i ofron kjo bankë për zhvillimin e rajonit tonë.
Veçmas i rëndësishëm ka qenë takimi që delegacioni i Merhametit e ka realizuar në Organizatën për Bashkëpunim Islamik, ku janë pritur nga Ndihmës-Sekretari i Përgjithshëm i saj, z. Musa Kullaklikaya. Aty është folur për resurset dhe kapacitetet me të cilat disponon OKI dhe mundësitë që i ofron ajo për të krijuar ura bashkëpunimi me organizatat si Merhameti dhe, në përgjithësi, me sektorin civil në vendin tonë.

Kjo vizitë është përmbyllë me takimin e realizuar me drejtorin e Fondit të Solidaritetit Islamik, z. Ibrahim Al-Khuzayem, ku në një atmosferë vëllazërore është biseduar për bashkëpunimin e mundshëm me këtë institucion. Si dhe takimin me Zeki Rahimin – ish drejtori gjeneral i fondacionit Ikre me seli ne Xhidde.

Përmes këtyre takimeve delegacioni i Merhametit jo vetëm që e ka zgjeruar spektrin e bashkëpunimit, por edhe ka krijuar lidhje e miqësi dhe ka përfituar përvoja që do të jenë shumë të rëndësishme për veprimtarinë e kësaj organizate në vendin tonë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme