Duke e quajtur presidencën privilegj të jetës së vet, Barack Obama, e zgjodhi rrjetin social “Twitter” të dielën në mbrëmje për të folur në mënyrën e vet për trashëgimin e tij.
Ai i filloi statuset në “Twitter” duke thënë: “Derisa shikojmë drejt të ardhmes, desha ta ndaj një moment për të shikuar drejt të kaluarës në përparimin e jashtëzakonshëm që e keni bërë të mundur në këto 8 vitet e kaluara”, transmeton Express.
Ai numëroi disa të arritura të tij në këto tetë vite, si rritjen e vazhdueshme në krijimin e vendeve të reja të punës.
“Periudha më e gjatë e vende të reja të punës në historinë tonë,” ka shkruar ai.
“Pas dekadash të rritjes së çmimeve të kujdesit shëndetësor, sot gati çdo amerikan ka qasje në sigurinë financiare të kujdesit të përballueshëm shëndetësor,” ka shtuar ai./Express/