Presidenti amerikan, Barack Obama ka konfirmuar se kërkesa nga Ankaraja për ekstradimin e opozitarit turk Gylen, i akuzuar nga Turqia si iniciator i grushtit të dështuar të shtetit do të trajtohet në përputhje me ligjet amerikane.
“Ne do të ndjekim një proces ligjor për të përmbushur këtë kërkesë të palës turke”, pohoi Obama, në një konference shtypi në përfundim të një takimi me presidentin meksikan, Enrique Peña Nieto, duke rikujtuar se Amerika është një shtet i sundimit të ligjit.
Obama përgënjeshtroi gjithashtu faktin të jetë informuar përpara përpjekjes së grushtit të shtetit në Turqi, më 15 korrik.