Obama thirrje amerikanëve: “Bëhuni imun ndaj Trumpit”

Presidenti Barak Obama bëri thirrje ditën e sotme që të gjithë të bëheshin imun ndaj deklaratave të çuditshme të Donald Trump, duke argumentur se aksionet e tij gjatë fushatës presidenciale nuk janë normale,raporton “CNN”

“Njerëzit fillojnë ti quajnë sjellje normale, ato që ne i konsiderojnë krejtësisht te papranueshme dhe të egra për tu normalizuar,” tha Obama gjatë një konference shtypi në fund të vizitës së tij në Laos.

“Njerëzit fillojnë të mendojnë se ne duhet të bëhemi pjesë e kësaj vorbulle – tha ai – Por mund t’ju them se nga ndërveprimet që kam pasur gjatë tetë apo nëntë ditëve të fundit me udhëheqësit e huaj, se kjo është një cështje serioze.

Obama deklaroi muajin e kaluar se Trump ishte i pakualifikuar për tu bërë president dhe përsëriti pikëpamjen e tij të enjten.

“Sa herë që ai flet, mendimet e mia konfirmohen”, tha Obama.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme për publikun dhe shtypin është që vetëm të dëgjojnë se çfarë thotë dhe të bëni pyetje mbi deklaratat e tij kontradiktore ose të painformuara”, shtoi Presidenti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme