Presidenti i ShBA-ve, Barack Obama, ka thënë se sulmet e Donald Trumpit kundër familjes së një kapiteni mysliman të ushtrisë amerikane të vrarë në luftën në Irak, si dhe mungesa e kuptimit të çështjeve serioze do të thotë se kandidati republikan për president të vendit është mjerisht i papërgatitur për të shërbyer si president.
“Duhet të vijë një moment kur duhet të thuash ‘mjaft’”, ka deklaruar Obama, duke iu adresuar liderëve republikanë për të cilët ai ka thënë se i kanë denoncuar vazhdimisht deklaratat e Trumpit, por të cilët vazhdojnë ta përkrahin atë publikisht për president, raporton “Reuters”-i.