Objekte shkollore në fshatrat me më pak se 50 nxënës

Komuna e Lipjanit gjatë periudhës së fundit kohore ka nisur ndërtimin e disa objekteve shkollore nëpër fshatra, megjithëse numri i nxënësve është mjaft i vogël, madje disa prej tyre kanë më pak se 50 nxënës.

Objekte të tilla gjigante tashmë janë në përfundim e sipër, ndërkohë Komuna vazhdimisht po insiston ta bëjë pavarësimin e tyre për të zgjeruar punësimin me drejtor e zëvendësdrejtor shkollash, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërtimi i objekteve shkollore në disa fshatra është kundërshtuar nga këshilltarët e KK-së edhe në mbledhjet e fundit të KK-së me arsyetimin se për çdo ditë banorët po largohen nga fshatrat drejt qytetit. Ndërkaq, në anën tjetër, në dhjetëra paralele nëpër shkolla në qytetin e Lipjanit mësojnë nga 42 nxënë, megjithëse ligji nuk e parasheh një gjë të tillë.

Këto ditë Komuna e Lipjanit ka nisur edhe një ndërtim të tillë në fshatin Brus, në të cilën do të mësojnë gjithsejtë 47 nxënës, ndërkaq në përfundim e sipër është edhe objekti 2-katësh në fshatin Rubovc për vetëm 53 nxënës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme