Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, në një konferencë për shtyp, ku u ekspozuan ekskluzivisht disa nga gjetjet, shpjegoi se ky është një sukses i madh kërkimor shkencor, i cili jo vetëm hedh dritë të re mbi historinë arkeologjike të vendit tonë, por edhe përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në trashëgiminë arkeologjike evropiane dhe botërore.
“Përpara nesh dhe të gjithë publikut sot ekskluzivisht po prezantojmë gjetjet e vlefshme të zbuluara në një lokalitet në rajonin Ohër-Strusë. Lokaliteti i hulumtuar i këtij vendi përfaqëson një nekropol të periudhës arkaike (shek. VI p.e.s.), i cili në shumë mënyra i ngjan nekropolit shumë më të famshëm të Trebenishtës, i cili ndodhet në afërsi. Brenda kompleksit të varreve janë regjistruar rreth 80 gjetje, disa prej të cilave janë para nesh. Zbulimet janë rezultat i gërmimeve të fundit arkeologjike, të cilat hedhin dritë mbi jetën e qytetërimeve që lanë gjurmë të së kaluarës, por kultura dhe ndikimi i të cilave vazhdojnë të jenë të rëndësishme për të kuptuarit tonë të kontekstit historik”, tha ministri Lutkov.