Komiteti komunai i OBRM-PDUKM-së në Gjevgjeli shpreh shqetësime dhe pakënaqësi për strategjinë e Qeverisë në lidhje me emigrantët për periudhën 2017-2027. Andon Saramandov, kryetar i Komitetit komunal të OBRM-PDUKM-së në Gjevgjeli, thotë se ka analizuar në detaje strategjinë e Qeverisë.
“Është e habitshme që qeveria e LSDM-së në mënyrë të verbër pranon rekomandimet e organeve ndërkombëtare për integrimin e refugjatëve, ndërsa kanë harruar kategoritë e rrezikuara sociale të cilëve ju premtoi bollëk gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2016”, tha Saramandov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, është e pakuptueshme se si mund toka shtetërore të përdoret për ndërtimin e objekteve për akomodimin e të huajve dhe refugjatëve.
Ai në fund tha se realizimi i këtij plani do të çoj në përplasje etnike dhe fetare në vend, që sipas tij, do të kenë pasoja të mëdha.