OBRM-PDUKM: Shumica parlamentare varet nga Ziadin Sela

OBRM-PDUKM-ja përmes një komunikate me shkrim gjatë ditës së sotme ka akuzuar kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, se në mënyrë të heshtur po miraton agjendën e Ziadin Selës, që sipas tyre dëshiron Maqedoninë ta bëj shtet binacional dhe gjithë maqedonasit t’i largojë nga shteti.

“Ziadin Sela është njeriu që nga ia varet shumica parlamentare e LSDM-së dhe qeverisë së Tiranës së Zaevit, i cili në zgjedhje para votuesve të tij u betua se nuk do të heq dorë që Maqedonia të shndërrohet në shtet binacional, ose në të kundërtën do të kërkojë federalizimin e shtetit. Të njëjtin Ziadin Sela e kemi dëgjuar nga mitingjet zgjedhore në Gostivar ku betohet se do t’i dëbojë maqedonasit nga puna, si tepricë teknologjike me çka do të lirojë vende për shqiptarët. Tanimë një kohë të gjatë e shohim si Zaev në mënyrë të heshtur po miraton agjendën e Selës, vetëm që t’i marrë 3 nënshkrimet e tij në Kuvend, edhe përkundër deklaratave të Selës se nuk e pranon flamurin dhe himnin e Maqedonisë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme