OBRM-PDUKM: Zaevi dhe Ruskoska nuk kanë interes ta zgjidhin aferën “Haraçi”

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se Zoran Zaev dhe prokuroria nuk kanë interes ta zgjidhin rastin “Haraçi”.

Sipas tyre, Zaev dhe Ruskoska kanë interes rastin ta mbyllim në mënyrë do t’i fshijnë gjurmët të cilat çojnë nga “koka e oktapodit”.

“Sepse gjashtë muaj nuk ka vepruar kundër Remenskit. Për këtë arsye ajo edhe tani është lënë e lirë. Nuk ka dëshmi më të madhe për bashkëpunim mes Zaevit, Ruskoskës dhe Remenskit nga fakti se Frosina Remenski do të vendos për ligjin e prokurorisë publike, ligj nga i cili varet puna e Villma Ruskoskës”.

“Në mënyrë shtesë, nëse Jovçe Remenski si funksionar i lartë në DSK u kanos në rrjetet sociale, çfarë mund të bëjë tani kur bashkëshortja e tij gjendet në arrest shtëpiak dhe akuzohet për skandal kriminal?”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se secili që do të veprojë jashtë ligjit, pa dallim nëse e ka urdhëruar Zaevi apo dikush tjetër i afërt me të, do të mbajë përgjegjësi për punën e kundërligjshme, sapo të kthehet shteti ligjor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme