Sipas Hans Kluge, varianti, i cili mund të infektojë 60% të evropianëve deri në mars, ka nisur një fazë të re.
Është “e besueshme” që me variantin Omicron të koronavirusit Evropa “po lëviz drejt fundit të pandemisë”. Kështu deklaroi drejtori i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge. Sipas analizës së tij, në fakt, Omicron, i cili mund të infektojë 60% të evropianëve deri në mars, ka nisur një fazë të re të pandemisë Covid në rajon që mund të përfundojë me përfundimin e saj.
Pandmeia në botë – Një dritë në fund të tunelit
Pra, ndërkohë që virusi vazhdon të ecë me kulmet e infeksioneve në të gjithë botën, jo vetëm në Evropë (Gjermania arriti një incidencë rekord javore prej 772.7 raste për 100,000 banorë), por edhe në Rusi dhe në të gjithë Azinë, nga Kina në Zelandën e Re. Ku kryeministrja Jacinda Ardern ka shtyrë dasmën, për shkak të kufizimeve të reja të vendosura nga qeveria e saj. “Dasma ime nuk do të festohet”, pohoi ai, pasi ka shpjeguar me detaje masat e marra, duke përfshirë një limit prej 100 personash, të gjithë të vaksinuar plotësisht, për çdo takim apo event. Një vendim i marrë pas një rritje të rasteve në Australinë fqinje (88 vdekje në një ditë të vetme), me qëllim që të vazhdojë të mbetet ndër kombet më pak të prekura nga Covid.
Tendenca në Kinë
Gara Omicron shqetëson edhe Kinën, e vendosur për të vazhduar lojërat e ardhshme dimërore dhe për këtë arsye e gatshme për të mbyllur, siç ndodhi javët e fundit, qytete të tëra edhe për pak raste, ose për të monitoruar krahina të tëra.
Nga ana tjetër, situata në Rusi
Rusia ka arritur kulmin e tretë ditor radhazi të infeksioneve. Në 24 orët e fundit janë shënuar 63,205 raste të koronavirusit, pas 57,212 infeksioneve të shtunën dhe 49,513 infeksioneve të premten. Moska, epiqendra e epidemisë në vend, shënoi gjithashtu një kulm të ri, për të katërtën ditë radhazi, me 17,528 raste të reja. Si infeksionet në kryeqytet ashtu edhe ato në pjesën tjetër të vendit janë kryesisht si pasojë e përhapjes së variantit Omicron. Të dhënat e qeverisë tregojnë 326,112 vdekje nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.
Protestat kundër kufizimeve
Dhe kundër kufizimeve anti-Covid, protestat gjithashtu vazhdojnë. Mijëra persona dolën në rrugë për të protestuar ndaj “Super Green pass” mbrëmjen e së shtunës në Francë, ndërsa në Bruksel nisi me një sërë përplasjesh mes demonstruesve dhe policisë. Demonstruesit hodhën sende ndaj policisë, e cila reagoi duke përdorur gaz lotsjellës dhe hidrantë zjarri në lagjen e institucioneve evropiane. Mijëra parakaluan gjithashtu përtej oqeanit, në Uashington, ku Presidenti Joe Biden dhe virologu Anthony Fauci përfunduan në shënjestër nga 20,000 No-vaxes.



