O’Connell: Kosovarët trima në luftë – tash këtë trimëri duhet ta gjejnë prokurorët dhe gjyqtarët

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe ambasadori i Britanisë, Ruairi O’Connell, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për rishikimin e sistemit të drejtësisë, njofto Klan Kosova.

Ambasadori O’Connell, tha se EULEX po largohet nga Kosova dhe se institucionet vendore të drejtësisë duhet t’i marrin të gjitha përgjegjësit.

“Kjo gjë është shumë e mirë dhe do të ketë përkrahje nga Britania e Madhe. Megjithatë nuk duhet të hezitoheni dhe të nguteni”.

Ai tha se të kosovarët e ka pa trimërinë në luftë, e tash sipas tij këtë trimëri duhet ta gjejnë prokurorët dhe gjyqtarët e Kosovës.

“Ata duhet të bëhen heronjtë e ri të vendit”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme