O’Connell: Specialja nuk e ndryshon historinë e Kosovës

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell ka thënë se nuk është asnjëherë e lehtë të flitet për krimet e luftës.

“Këto nuk harrohen kurrë. Është e vështirë për dikë si unë që nuk e ka përjetuar luftën të bashkëndjejë ato çka kanë përjetuar qytetarët e Kosovës. Ne të gjithë jemi dëshmitarë se familjarët e të vrarëve dhe të zhdukurve duan drejtësi, duan të dinë për fatin e tyre”.

“Viktimat e dhunës seksuale kërkojnë drejtësi. Askush nuk mund të shlyejë këtë kapitull të historisë së Kosovës”, ka thënë O’Connell, njofton Klan Kosova.

Ai këto komente i ka bërë derisa Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) publikoi raportin e monitorimit të gjykimeve të krimeve të luftës dhe veprave penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë gjatë vitit 2017.

Ambasadori britanik në Kosovë ka folur edhe për Gjykatën Speciale.

“Kjo Gjykatë nuk e ndryshon historinë por tregon gatishmërinë për drejtësi. Secila viktimë meriton drejtësi. Të gjithë e duan sundimin e ligjit, por edhe sundimi i ligjit bëhet ose për të gjithë ose për asnjë”.

“Gjykata Speciale është shumë e rëndësishme por nuk guxon askush, as në Kosovë e as në Serbi që të mos nisë hetime për raste të tjera për shkak të kësaj Gjykate”.

Ai ka shtuar se nuk ka sa duhet prokurorë që merren me këto raste prandaj ka inkurajuar Këshillin e Prokurorëve që të shtojë numrin e tyre.

Sipas tij, po ashtu nuk ka trajnime të duhura dhe përvojë tek gjyqtarët që të trajtojnë këto lëndë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme