Odesa, evakuohen dy familje nga Maqedonia

Edhe dy familje me shtetësi të Maqedonisë të cilat ndodheshin mes luftimeve në Ukrainë, janë evakuuar sot dhe po transportohen përmes një korridori të sigurtë, shkruan Alsat.

– Advertisements –

Këtë e bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme, e cila përmes një kumtese njofton se në koordinim me Qeverinë e Bullgarisë, dy familje nga Odesa e Ukrainës brenda ditës do të mbërrijmë në Sofje. Nga MPJ u bëjnë thirrje shtetasve tanë që ndodhen në territorin e Ukrainës, mundësisht të drejtohen për në Odesa, në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Bullgarisë, nga ku ka ende korridore aktive të evakuimit.

Nga MPJ njoftojnë se janë në kontakt të vazhdueshëm dhe bashkëpunim me Autoritetet e Rumanisë dhe Hungarisë, të cilat i ndihmojnë shtetasit tanë që ndodhen në Ukrainë. Po ashti kujtojnë se se numri i linjës telefonike +389 75 273 732 është vazhdimisht aktiv për të gjithë shtetasit tanë që ndodhen në Ukrainë dhe që kanë nevojë për ndihmë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme