OEA kërkon që Ligji për Sigurime Shëndetësore të implementohet nga 1 janari 2018

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkon edhe një herë nga Qeveria në detyrë që të pezullojë implementimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore, specifikisht mbledhjen e premiumeve të sigurimeve shëndetësore, të planifikuar të fillojë më 1 korrik 2017.

Sipas OEAK-, arsyet në të cilat do mbështetej vendimi për shtyrjen e implementimit të Ligjit për Sigurime Shëndetësore do të përfshinin mospërmbushjen e kritereve të shumta të parapara me ligj para fillimit të mbledhjes së premiumeve dhe paqartësive të tjera që kanë shkaktuar huti në mesin e komunitetit të biznesit, përfshirë edhe periudhën e nevojshme për formimin e qeverisë së re, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

“Oda Amerikane përsërit rekomandimin e saj që implementimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore si dhe mbledhja e premiumeve të shtyhet së paku deri më 1 janar 2018, ose deri pas plotësim-ndryshimit të Ligjit për Sigurime Shëndetësore sipas Agjendës Legjislative të vitit 2017, cilado që të ndodhë më vonë. Po ashtu, Oda Amerikane do të kërkojë nga Qeveria e re që procesi i plotësim-ndryshimit të këtij ligji të bëhet përmes një dialogu gjithëpërfshirës me akterët e tjerë që do të mundësonte implementim sa më të efektshëm të dispozitave të tij”,transmeton kp komunikatën e Odës Amerikane.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme