Ofanzivë e re nga SHBA, Bolton viziton Beogradin dhe Prishtinën?

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton së shpejti mund të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën.

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton deri në fund të gushtit, ose në fillim të shtatorit, mund ta vizitojë Beogradin dhe Prishtinën, shkruan portali serb “Blic”.

Në të njëjtën kohë, “Blic” raporton se SHBA do të niset në ofanzivë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe lëvizjes së dialogut nga pika e vdekur, transmeton lajmi.net.

A do të realizohet kjo vizitë e rëndësishme, varet edhe nëse Kosova do ta heq taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe, thonë burime diplomatike për “Blic”.

Në përputhje me këtë, paralajmërohet angazhim agresiv diplomatik që mund të sjellë heqjen e taksës. “Nëse ekzistojnë garanci për heqjen e taksës, Bolton do të vjen për vizitë.

Përndryshe, vizita e tij është pak e besueshme, sepse nuk dëshiron të jetë i pasuksesshëm. Për shkak se situata me taksën aktualisht nuk është e sigurt, as vizita nuk është e konfirmuar”, thonë burime të “Blic”, transmeton lajmi.net.

Blic gjithashtu shkruan se “Bolton, në deklaratën e tij se Amerika nuk përjashton korrigjimet territoriale, e vendosi historinë e demarkacionit një vit më parë si një zgjidhje të mundshme për nyjen e Kosovës, por gjithashtu shënoi praktikisht ndryshimin e politikës së Washingtonit drejt ndryshimit të kufijve në Ballkan”.

Për këtë arsye një vizitë e tij do të kishte rëndësi të madhe, andaj nëse realizohet, ajo mund të paraqet hapa konkret për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme