Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama ndaj kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj.
Në një postim në rrjete sociale, Idrizi shkruan se fjalët e turpshme të Ramës i sjellin ndërmend mikun e tij Kim Mehmeti, i cili i thotë se nuk është faji i Ramës që është për spital psikiatrik por faji ynë që merremi me të.
”Ky Rilindasi me këtë që thotë për të zotët e shtepise së Kosovës, Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Albin Kurti më sjell në mendje atë që më përsërit shpesh miku im Kim Mehmeti: Nuk është faji i Ramës, se Ramën me e çu në spital Psikiatrik nuk ta kthejnë më, është faji i jonë që e durojm e meremi me të…..” shkruan Idrizi.
Idrizi gjithashtu thotë se po të pyetej ai, Ramës dp ia ndalonte hyrjen në Kosovë.
“Nëse sot do të isha në vend të Ramush Haradinajt, Albin Kurtit, Hashim Thacit , sot Edvin Kristaq Rama duhet të shpallej non-grata në Republikën e Kosovës…”, shkuran Shpëtim Idrizi, Kryetar i PDIU-së.