“Ofrojmë kurrikula me standardet e London School of Economics”- Drejtuesja e Departamentit të Ekonomikut në “Luarasi”: Ka programe specifike për studentët që janë ekselentë

Universtiteti Luarasi tashmë ofron programe të certifikuara të një prej shkollave më prestigjioze në botë si London School of Economics. Drejtuesja e Departamentit të Ekonomikut në Luarasi, Leudita Ademi foli më shumë në News 24, se ç’ofron Departamenti që drejton prej programeve të LSE.


leudita ademi

Një prej faktorëve që merret në konsideratë është edhe kosto e ulët, pasi në fund merret e njëjta diplomë si në Londër por duke jetuar në Tiranë dhe duke ndjekur studimet në Luarasi.

Leudita Ademi – Drejtuese e Departamentit të Ekonomikut: Dy programe ofrohen nga fakulteti i Ekonomisë. Janë me standardet e LSE, kemi marrë afirmimin e tyre dhe po presim studentët. Këto janë kurrikula me standarde që kanë ardhur me udhëzime të LSE. Kemi bërë përafrimet tona. Me silabuse dhe me kërkesat kriteret që vijnë prej kësaj shkolle dhe certifikohet me standarde ekuivalente.

Maturantët janë të informuar, edhe teknologjia edhe rrjetet sociale, e kanë të qartë se ç’përfaqëson kjo shkollë. Nëse do isha maturante do ishte përzgjedhja ime. Duhet të përmendim edhe koston. Janë shumë të përballueshme për realitetin shqiptar. Me iniciativën e Hysenbelliut kosto e studentëve është reduktuar në 7000 euro. Ka programe specifike për studentët që janë ekselentë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme