SPB Ohër ka ngritur padi penale kundër 29 vjeçarit K.K. nga Shën Nikolla dhe 31 vjeçarit N.C. nga Ohri për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale keqpërdorim të dhënash personale, transmeton Almakos.
Me 23.07.2017 në plazh në Ohër të paditurit i kanë fotografuar personat dhe i kanë premtuar se ato fotografi do t`i dërgojnë në një agjencion mode në Republikën e Serbisë, ndërsa për shërbimin i kanë kompensuar fotografitë nga 600 denar.
Gjatë vitit 2018, të paditurit, fotografitë dhe të dhënat personale nga personat, pa njohurinë dhe pajtimin e tyre i kanë vendosur në portalin anastasiadate.com, e dedikuar për realizimin e kontakteve dhe takimeve intime me vajza, ku të njëjtëve i kanë shkaktuar dëm të dinjitetit, nderit dhe imazhit.