Sektori për kontroll të brendshëm në MPB ka ngritur padi penale kundër S.S.(39) nga fshati Podgorc, Strugë dhe G.K.(47) nga fshati Peshtanë, Ohër, zyrtar policor në Stacionin Policor në Ohër, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprave penale torturim në kryerjen e shërbimit dhe lëndim i rëndë, transmeton Almakos.
Me 21.07.2018 rreth orës 04.00 në rrugën “ 7 nëntori” në Ohër, gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare në lidhje me një ngjarje të paraqitur paraprakisht, të paditurit kanë përdorur mjete të dhunës gjatë arrestimit të B.N.(18) nga Ohri për shkak të rezistencës së tij.
Pastaj të paditurit i kanë përdorur mjetet e dhunës ndaj B.N. ku i kanë shkaktuar lëndime të rënda.



