Ohër, nivel i lartë i liqenit përmbyt rrugët (Video)

Në Ohër dhe Strugë era arriti shpejtësi prej 100 km në orë. Bregu është tërësisht nën ujë. Në gjendje të ngjashme janë edhe objektet e afërta hotelierike, të cilat për shkak të fatkeqësisë natyrore që përfshiu Ohrin nuk kanë punuar sot fare. Gjendja është e rëndë edhe në Strugë, por në Ohër është shqetësuese. Qytetarët janë të frikësuar. Druajnë prej përmbytjeve më të mëdha nëse vazhdon moti i keq.

Para disa vitesh kur kishte nivel po kaq të lartë të ujit ishte kështu njëjtë.

Varet prej reshjeve, nëse vazhdojnë siç paralajmërojnë që të ketë sërish reshje mund të ndodhë siç ndodhi para disa vitesh, nëse ju kujtohet i gjeti të papërgatitur.

Para disa vitesh kishte dallga të tilla, që e rrënoi edhe murin në pjesën e vjetër përballë hotelit Pallas. Kur frymë era e jugut këtu është pak…e dini çfarë uji kishte më para në Ohër? – shprehen qytetarët.

Në restorantet dhe kafenetë që gjenden pranë liqenit është shkatërruar një pjesë e inventarit.

Shkaktoi dëme të mëdha. E përmbyti tërë platformën, dërrasat i nxori jashtë, karriget dhe xhamat i theu. Thuajse mbërriti deri te hyrja – thotë Jovani, i punësuar në objekt hoteliere.

Niveli i liqenit të Ohrit sipas të dhënave të ELEM-it sot është për 10cm mbi kotën maksimale të lejuar. Prej atje shprehen se ndërmarrin masa që mos të shkaktohen pasoja të padëshiruara veçanërisht pas paralajmërimeve se do të ketë reshje të reja.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme