Sektori i Punëve të Brendshme Ohër ka njoftuar se sot, në ora 09:19 është denoncuar se në Repartin infektiv në Ohër, një person ka sulmuar fizikisht një të punësuar të Repartit Infektiv.
– Advertisements –
“Një person në fillim verbalisht, kurse më pas edhe fizikisht ka sulmuar të punësuarën në repart. SPB Ohër ndërmerr masa për zbardhjen e rastit”, qëndron mes tjerash në njoftimin e SPB Ohër.