Gazetar: Miki Trajkovski
Në kohë krize dhe inflacioni, pushtetet lokale do ta “zgjidhin” thesin për lukse të fundvitit. Nga Komuna e Ohrit për Alsat thanë se dekorimi i qytetit për Vitin e Ri do të fillojë këto ditë dhe është paraparë të përfundojë deri më 8 dhjetor. Për dekorimin e Ohrit, pushteti lokal do të shpenzojë 1 milion e 400 mijë denarë.
“Pushteti lokal paralajmëron program interesant dhe tërheqës të Vitit të Ri me përmbajtje të pasur për fëmijë, të rinj dhe të rritur. Është planifikuar të realizohet në ditët para dhe pas Vitit të Ri, deri më 14 janar. Është planifikuar program i pasur me artistë të njohur të estradës, të cilët do t’i argëtojnë qytetarët e Ohrit dhe të ftuarit për ta pritur Vitin e Ri në sheshin e qytetit “Shën Klimenti i Ohrit”, thonë nga Komuna e Ohrit.
Struga për Vitin e Ri do të shpenzojë gjithsej 2.490.000 denarë. Vetëm për dekorimin e qytetit, Komuna do të shpenzojë 2 milionë denarë, respektivisht më shumë se 30 mijë euro. Në programin e miratuar nga Këshilli parashikohen edhe kosto shtesë.
“Për dekorimin e qytetit 2 000 000. Mjetet duhet të transferohen në NP “Komunale” Strugë, pas një faturë të dorëzuar paraprakisht. Për Babadimrin dhe marshutën duhet të sigurohen 40 kilogramë karamele dhe rekuizita dekorative për Vitin e Ri. Për babadimrin, rekuizitat dhe karamelet 15.000 denarë”, thuhet në Program për pritjen e Vitit të Ri 2025.
Në Strugë nuk do të ketë pritje të organizuar të Vitit të Ri, por më 30 dhjetor do të ketë festë për fëmijë dhe shëtitje të Babadimrit nëpër rrugët e qytetit, si dhe koncert me bendet lokale. 45.000 denarë do të shpenzohen për tre të porsalindurit e parë, të cilëve do t’u ndahen llogari kursimi nga 15.000 denarë, 10.000 denarë për shtëpinë e dekoruar më bukur, 300.000 denarë për pako për Vitin e Ri për fëmijët e familjeve me probleme sociale dhe fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët e punonjësve në administratën komunale. E megjithëse Viti i Ri po vjen, në të dy qytetet nuk ka atmosferë të Vitit të Ri. Qytetarët besojnë se Ohri dhe Struga duhet të dekorohen shumë më herët.
“Nuk ka atmosferë, e dua shumë Ohrin dhe kështu më duket i pastër dhe i rregulluar, por mungon ai moment për ta ndjerë atë atmosferë të Vitit të Ri. A mendoni se dekorimi duhet të jetë i ndryshëm çdo vit. Nuk duhet investuar aq shumë në diçka, duke pasur parasysh se si është vendi ynë, të ishte diçka minimale, nëse jo vetëm dyqanet për ta bërë të duket i zbukuruar, por nuk duhet të financohet kaq shumë në të”, tha një banor./Alsat.mk