Ohri mbetet pa serum, turisti i kafshuar nga gjarpri dërgohet urgjentisht në Dibër

Gazetar: Miki Trajkovski

Në mesin e verës spitalit të Ohrit i mbaroi kundërhelmi për gjarpërinjtë, i cili u jepet pacientëve të kafshuar. Rasti i fundit, kur një shtetas holandez, i kafshuar nga gjarpri, duhej të transportohej urgjentisht në Dibër për të marrë serum, shkaktoi revoltë te banorët e Ohrit. Thonë se është turp që qendra më e madhe turistike qoftë edhe për një ditë të ngelet pa ilaç i cili shpëton jetë.

“Nuk lejohet, është turp, nuk i bën mirë shtetit dhe qytetit. Nuk do të vijnë turistë të tjerë”, tha një qytetar..

“Unë jam gjuetar, eci në natyrë dhe gjithmonë kam serum në çantën time. Nëse do të kisha mundësi të ruaja serumin privatisht, duhet ta ketë edhe institucioni shëndetësor”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Unë jetoj në Gjermani, nuk kam dëgjuar kurrë më parë diçka të tillë. Gjithçka është siguruar. Është turp. Duhet të kenë rezervë për gjëra të tilla”, theksoi një qytetar..

“Nuk është shumë e çuditshme për mua, vendi ynë është i tillë që ndodhin gjëra të tilla. A duhet dikush të mbajë përgjegjësi? Duhet dikush, por çfarë mund të bëjmë”, deklaroi një qytetar..

Turisti holandez është kafshuar nga gjarpri teksa po shëtiste pranë kalasë së Samoilit. Spitali i Ohrit dhe Ministria e Shëndetësisë ia hedhin topin njëri-tjetrit për mungesën e serumit.

“Vaksinat dhe serumet për mbrojtjen dhe trajtimin e pacientëve apo për mbrojtjen e punonjësve të tyre, sigurohen nga institucionet publike shëndetësore, duke shpallur procedurën e prokurimit publik nga buxhetet e tyre. Për më tepër, shëndetësia siguron sasinë minimale të nevojshme rezervë të serumit”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Duke qenë se procedurat e miratimit për dorëzimin e serumeve nuk janë në kompetencën tonë, ato janë porositur dhe dorëzuar dje. Në muajin e fundit kemi dhënë tre serume, nga të cilët i fundit është dhënë tre ditë më parë. Menjëherë u bë marrëveshje me spitalet për rreth që kishin serum të mbetur, në rast urgjence, të kujdesen për pacientët”, njoftojnë nga Spitali i përgjithshëm i Ohrit.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se një ditë më parë është bërë dorëzimi i serumit në të gjitha shtëpitë e shëndetit në vend. Në numrin e thirrjeve urgjente 112 ka gjithnjë e më shumë telefonata për praninë e gjarpërinjve edhe nëpër objekte në vendbanime. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme