OKB: Mbi 630 mijë palestinezë janë detyruar të largohen nga qyteti Rafah për shkak të sulmeve izraelite

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë njoftuar se mbi 630 mijë palestinezë janë detyruar të largohen nga qyteti Rafah në jug të Rripit të Gazës që ndodhet nën objektivin e sulmeve të Izraeli, transmeton Anadolu.

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) përmes platformës së saj në median sociale X informoi lidhur me situatën në qytetin Rafah, ku ushtria izraelite vazhdon sulmet dhe ku janë strehuar rreth 1.5 milion palestinezë të zhvendosur.

UNRWA njoftoi se ka tejkaluar 630 mijë numri i palestinezëve që janë zhvendosur me forcë nga Rafah, ku ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj.

Gjithashtu thuhet se palestinezët që janë detyruar të migrojnë nga Rafah kanë shkuar në Deir Al-Balah, që ndodhet në pjesën qendrore të Gazës.

Raportohet se kushtet në Deir Al-Balah janë mjaft të vështira dhe se rajoni është mbipopulluar në mënyrë të jashtëzakonshme bashkë me njerëzit e ardhur nga Rafah.

Më 6 maj, ushtria izraelite kërkoi evakuimin e disa lagjeve në lindje të qytetit Rafah ku janë strehuar palestinezët e zhvendosur me forcë.

Një ditë më vonë, ushtria izraelite filloi një ofensivë tokësore në Rafah të Gazës dhe njoftoi se ka marrë nën kontroll pikën kufitare me Egjiptin në anën e Gazës.

Më 10 maj, Kabineti i Sigurisë i Izraelit miratoi vendimin lidhur me “zgjerimin e zonës” së sulmeve tokësore në Rafah.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme