OKB: Në Rripin e Gazës 650 mijë persona kanë mbetur pa shtëpi

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) njoftoi se 650 mijë persona kanë mbetur pa shtëpi (strehë) në Rripin e Gazës për shkak të sulmeve izraelite të cilat vazhdojnë që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, transmeton Anadolu.

“Në Gaza 100 mijë familje të zhvendosura kanë nevojë për tendë dimërore”, thuhet në raportin në të cilin vihet në dukje se 12 mijë tonë rrënoja të cilat duhet të pastrohen janë krijuar në rajon për shkak të sulmeve të Izraelit që shënjestrojnë banesat në Gaza.

“Mbi 650 mijë persona nuk kanë shtëpi ku të kthehen. Shumë persona nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre për shkak të dëmtimit të infrastrukturës dhe rreziqeve të krijuara nga mbetjet e shpërthyesve”, thuhet në raport.

Për shkak të sulmeve izraelite, 1.9 milion njerëz janë zhvendosur me forcë në Rripin e Gazës ku jetojnë rreth 2.3 milionë palestinezë. Shumica e palestinezëve të zhvendosur, janë strehuar në rajonin Rafah në jug të Gazës dhe për të cilin në ditët e fundit Izraeli ka dhënë sinjale për të filluar sulme.

Burimet palestineze kanë njoftuar se 70 mijë shtëpi janë shembur plotësisht ndërsa 290 mijë të tjera janë dëmtuar pjesërisht ose janë bërë të papërdorshme në Rripin e Gazës që ushtria e izraelite e mban nën sulmet e saj tokësore, ajrore dhe detare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme