Një grup hoxhallarësh nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Presheva morën pjesë në hapjen zyrtare të Panairit të 11-të Ndërkombëtar të Librit Arab në Stamboll, të organizuar nga OKH Merhamet.
Në këtë edicion marrin pjesë më shumë se 300 shtëpi botuese, duke e shndërruar panairin në një prej takimeve të rëndësishme ndërkombëtare për botimin, dijen dhe kulturën arabe.
Pjesëmarrësit nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Presheva e vlerësuan këtë aktivitet si një mundësi të rëndësishme për njohjen me botimet e reja, takimin me autorë, studiues e botues, si dhe forcimin e bashkëpunimit me institucione të ndryshme nga bota arabe dhe islame.
Panairi në Stamboll paraqet një hapësirë të rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe promovimin e librit, dijes dhe kulturës, ndërsa pjesëmarrja e delegacionit nga rajoni u cilësua si një përvojë e veçantë kulturore dhe intelektuale.



















