OKM: Faturat për rrymën janë të larta, ndërsa pagesa e ujit është paushalle

Gjithsej 37 për qind e qytetarëve janë të pakënaqur nga pagesa e ujit, ndërsa 62 për qind nuk janë të kënaqur nga dërgesa e energjisë elektrike, tregon hulumtimi më i ri i Organizatës së konsumatorëve (OKM).

Sipas kryetares së OKM-së, Marijana Lonçar Vellkova, në OKM kanë arritur ankesa nga banorë të ndërtesave të cilët fare nuk kanë marrë fatura të ujit.

“Ka ankesa edhe për vlerën e faturave për rrymë, por edhe për periudhën llogaritëse së cilës i referohet fatura. Simptomatike është edhe leximi i ujëmatësve. Qytetarët presin të lexohen, ata nuk lexohen, pagesa është paushalle, por prandaj, secili qytetar ka mundësi nga rrymë-matësi i vet të lexojë dhe të japë kërkesë për korrigjim të faturës. Patëm ankesa nga ndërtesa të tëra se faturat për ujë nuk u arrijnë njerëzve. K yështë një nga problemet. Si dëshironi t’i paguajmë faturat nëse nuk e dimë sa. Vetë qytetarët, posaçërisht grup-mosha e rritur, lajmërohen dhe tregojnë se sa e kanë ujëmatësin, edhe pse nuk është lexuar. Dhe kjo pranihet në mënyrë të tillë nonshalante për ç’shkak se me të vërtetë jemi të shqetësuar”, deklaroi Lonçar Vellkova.

Sipas saj, edhe pse janë fikur të gjitha dritat në shumicën e komunave, qytetarët gjithsesi paguajnë rrymë. Ata shprehën pakënaqësi edhe nga transporti publik, ndërsa nuk kanë, siç thanë, edhe besim se diçka konkrete do të ndërmerret dhe do të zgjidhet.

Me ligjin e ri, siç informoi, është prëfshirë “konsumatori i ndjeshëm” i cili, mes tjerash, nuk duhet të përjashtohet nga sistemi gjatë sezonit ngrohës. Por, Qeveria duhet, nëse akoma nuk ka sjellë, siç tha Lonçar, akt nënligjor, që të definohet “konsumatori i ndjeshëm”.

Në ligj definiohen të drejtat e “konsumatorit të ndjeshëm” lidhur me marrjen e shërbimeve publike, ndërkaq ka edhe segment të posaçëm – “ankesë konsumatore” e cila mund t’i refeerohet gjithpkaje që lidhet me ofruesit e shërbimeve publike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme