Olivier Giroud flet pas kualifikimit të Milanit: Natë e madhe, krenar me ekipin

Giroud: Natë e madhe, krenar me ekipin.

Olivier Giroud ka qenë protagonist i Milanit mbrëmë duke i realizuar dy gola në fitoren e pastër ndaj Salzburgut me rezultat 4:0.

Ky triumf ia mundësoi gjigantit italian të depërtojë në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi francez ndihet i lumtur për kualifikimin dhe për kontributin e tij në fushën e blertë, shkruan “Gazeta Express”.

“Ishte një natë e madhe për mua, mbi të gjitha për skuadrën, jam i kënaqur dhe krenar për shpirtin tonë. Dëshironim ta bënim një lojë të madhe dhe e bëmë”, deklaroi ish-sulmuesi i Arsenalit dhe i Chelseat pas lojës.

E tash, fokusi i tij, por edhe i shokëve të tij do të jetë në kampionatin italian.

“Vitin e kaluar ishim në ‘grupin e vdekjes’, ishte një eksperiencë e mirë, e cila na kishte lënë paksa të frustruar. Këtë vit e kishim objektiv të qartë ta kalojmë grupin. Tash do të koncentrohemi në Serie A, jemi të lumtur për tifozët, të cilët e meritojnë këtë”, nënvizoi ai.

Ai e analizoi edhe lojën dhe zbuloi se kujt ia dedikoi golat.

“Ata na bënë presion dhe vrapuan shumë. Në pjesën e parë kemi mundur të shënonim më shumë gola, por e nisëm pjesën e dytë mjaft mirë dhe e morëm sigurinë e lojës.”

“Golat ia dedikoi Saelemaekers. Nuk kam shënuar shumë këto javë dhe ata të sontëm ishin për të”, përfundoi Giroud.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme