Ollbrajt: Bajden për një javë do të anulojë marrëveshjen e Trumpit me Serbinë

Fushata që ka drejtuar Klinton ishte e suksesshme dhe Joe Biden ka mobilizuar vendet në NATO të bombardojnë Serbinë – është koha që të përfundojë qasja e pasuksesshme e administratës së Trampit ndaj Kosovës, ka thënë Madlen Ollbrajt, shkruan “Informer”, transmeton “Bota Sot”.

“Joe Biden bombardoi Serbinë për shkak të përkushtimit për paqe në Kosovë, ai me sukses udhëhoqi ‘fushatën e NATO-së’ dhe qysh në javën e parë pas fitores së zgjedhje do të anuloj marrëveshjen e pasuksesshme të Donalt Trump me Kosovën dhe Serbinë”!

Kjo porosi kërcënuese dhe e rrezikshme vjen nga Madlen Ollbrajt.

Ajo paralajmëroi se nëse Biden do të fitoj në zgjedhje për president të ShBA-ve menjëherë do të anulojë secilën marrëveshje që Trump e arriti me liderët e Beogradit edhe Prishtinës.

Ollbrajt ka theksuar se angazhimi më i madh i bashkësisë amerikano-shqiptare mund të ndihmoj në “ndërtimin e paqes edhe prosperitetit për të gjithë”.

“Qëllimi i vitit 1998-1999 ishte bashkimi i botës rreth parimeve demokratike dhe përkushtimit për paqe. Fushata që u drejtua nga Klinton ishte e suksesshme. Joe Biden mobilizoi vendet e NATO-së në bombardimin e Serbisë, anëtarët e Kongresit të udhëhequr nga Qliot Engel ka dëshmuar përkushtim…tash është koha që qysh në javën e parë të vendoset përkushtimi pas katër viteve të pasuksesshme dhe qasjes së Trumpit ndaj Kosovës edhe Serbisë. Kosova mbetet test i demokracisë dhe me mbështetjen e madhe të miqve në Kongres edhe bashkësisë shqiptare-amerikane mund të ndihmojnë në ndërtimin e paqes edhe prosperitetit për të gjithë. Patriotët amerikan janë miq të vërtetë të Kosovës”, tha ajo në vide-lidhjen rreth ardhmërisë së Kosovës të drejtuar nga Engel.

“Sjellje posesive e saj dhe deklaratat duhet shikuar në atë kontest. Është e pakontestueshme se Partia Demokratike e ka krijuar kuazi-shtetin e Kosovës dhe aty ishin përfshirë edhe politikan aktual ndër ata edhe kandidati për president Biden. Për Serbinë fitorja e demokratëve sigurisht është lajm i hidhur nga fitorja e republikanëve në zgjedhjet pasuese, por Amerika po përballet me shumë sfida ekonomike edhe të politikës së jashtme dhe Kosova nuk pritet të jetë prioritet pa marr parasysh kush bëhet president”, ka thënë Jelena Vukoiçiç.

Analisti politik Mishel Zubenica drejtor i Qendrës për politikë publike ndërkombëtare ka vlerësuar se kjo deklaratë e ish-sekretares Ollbrajt është e pritshme.

“Ky është reagim i pritshëm i Ollbrajt duke marrë parasysh se ajo ishte pjesë e administratës së Klintonit. Në fund të fundit, ajo bënë pjesë në rrethin e lotuesve dhe mbështetësve të shqiptarëve në Amerikën”, përfundoi Zubenica.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme