Olluri: Lushtaku po përpiqet të mbrojë bizneset e tij, andaj sillet si rrugaç në Kuvend

Drejtori i portalit Insajderi.com, Parim Olluri përmes një postimi ka dhënë një këndvëshrim interesant lidhur me atë që ndodhi në seancën e Kuvendit të Kosovës kur deputeti i PDK – së Nuredin Lushtaku i ndërhyri deputetit Glauk Konjufca dhe për pak situata do të eskalonte në ballafiqim fizik.

“Nje parlament normal nuk do te duhej qe ta kishte ne perberje nje person si deputeti Nuredin Lushtaku.
Por, nuk e kemi luksin qe ta kemi nje parlament normal. Kryesia e Kuvendit duhet ta suspendoj Lushtakun per sjelljet e tija prej rrugaçi.
Perveç sjelljes prej rrugaçi, ai u perpoq ta mashtronte publikun kinse po reagon ne mbrojte te Sami Lushtakut.
Ai nuk e mbron Sami Lushtakun as si ish-luftetare te UCK-se e as si kusheri te tij. Ai perpiqet ta mbroje si kryetar te Skenderajit, ku Nuredin Lushtaku ka shtrire biznesin e tij.
Aty ka ndertuar kompleks banesor dhe i duhet Samiu per t’ia mbrojtur. Po aty ka firmen e kontrollit teknik te automjeteve. Po ashtu vellai i tij ka shfrytezuar ilegalisht nje miniere thengjilli ne Skenderaj. Per te kryer keto aktivitete, i duhet Samiu dhe per kete arsye reagon per te.
Sot eshte hera e pare qe e pash aktiv ne parlament, edhe kesaj here per te keq”, ka shkruar Parim Olluri në rrjetin e tij social./Sakte.net