Olsian Çela kritikon prokurorët: Ankohen në ambasada për vendimet e Apelit, nuk kuptojnë rolin dhe pozicionin e tyre

Kryeprokurori Olsian Çela, gjatë raportimit tek Komisioni i Ligjeve, ka shprehur kritikave ndaj prokurorëve të Shkallës së Parë, teksa u shpreh se ankohen në ambasada për veprimet e Apelit.


Olsian Çela: Kemi raste ku prokurorët e shkallës së parë ankohen për vendime të Apelit, kemi arritur në një ditë ku prokurorët vendosin në diskutim atë që vendon Apeli.

Bëjnë letër, i drejtohen institucioneve e ambasadave ku ngrenë çështje që kanë të bëjnë me ligjshmërinë e gjykatave te apelit. Është e papranueshme e pa konceptueshme. Kjo ndodh sepse është ngritur një sistem ku prokurorët, sidomos ata të rinj, nuk kuptojnë vendin dhe pozicionin e prokurorit. Për t’i hedhur benzinë zjarrit kemi praktikën gjyqësore vendimi i Gjykatës së Lartë. Gjykata e Lartë thotë që prokurori i shkallës së parë mund të ushtrojë rekurs në GJL, në një kohë kur prokurori i Apelit ka hequr dorë nga Apeli.

Ju më thoni sa çështje keni përfaqësuar në GJL, janë 38 çështje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme