Menjëherë pasi Arta Marku ia dorëzoi detyrën, Olsian Çela tha fjalët e para si kryeprokurori i ri i Shqipërisë.
“Tani jemi në një fazë të re të reformimit të drejtësisë. Jemi në një fazë të vështirë, jemi në një krizë për shkak të ngjarjeve të ndodhur në fund të muajit nëntor dhe përgjigjja e prokurorisë tani duhet të spikasë, sepse njerëzit duan drejtësi. Ndryshimet janë pozitive kam besim që vendi është në rrugën e duhur dhe e ardhmja do jetë më e mirë”, tha ai, raporton Tch.