OnePlus 5 jo zyrtarisht është rezistues ndaj ujit

Ditëve të fundit kishte mjaft raportime për testet e telefonave, të cilët sugjerojnë se OnePlus 5 jo zyrtarisht është rezistues ndaj ujit.

Edhe pse OnePlus gjatë prezantimit të telefonit nuk ka përmendur asgjë kur bëhet fjalë për mbrojtje nga elementet e jashtme, kjo nuk ka penguar disa përdorues që të testojnë nëse telefoni është rezistues ndaj ujit.

Natyrisht, këto teste në asnjë rast nuk paraqesin bazë që telefoni zyrtarisht të shpallet si pajisje e rezistueshme ndaj ujit, pasi që testet nuk janë bërë sipas parametrave korrektë për certifikim.

Nga paraqitja e fundit e telefonit OnePlus 5 është bërë e ditur se pajisja nuk ka ngjitës ndërmjet skajeve dhe ekranit të xhamit dhe nuk ka as goma të mbrojtjes, që do të thotë se OnePlus mund të rezistojë brenda në ujë vetëm disa minuta, nëse përdoruesi është i gatshëm për një rrezik të tillë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme