“OnePlus” shumë shpejt me një celular të ri

Kompania “OnePlus” ka bërë të ditur se shumë shpejt do të nxjerrë në treg një celular “OnePlus 6” me ngjyrë të kuqe.

Sipas autoriteteve përkatëse të “OnePlus”, fillimisht ky “smartphone” do të jetë i disponueshëm nga data 10 korrik vetëm në Indi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu bëhet e ditur se do të kushtojë 579 dollarë me 128 GB hapësirë për të dhëna dhe 8 GB RAM.

“OnePlus” ka shtuar se ky celular do të vijë edhe në Europë, por ende nuk janë dhënë informacione mbi datën e mundshme.

Kujtojmë se “OnePlus 6” ka dalë fillimisht në treg në muajin maj me dy variante ngjyrë të zezë dhe kompania thotë se ka shitur 1 milion celularë për 22 ditë.

Njëkohësisht muajin e kaluar u prezantua edhe një “OnePlus” 6 i bardhë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme