“Opeli” totalisht i shkatërruar! Pamje nga aksidenti tragjik në aksin Çermë-Divjakë, ku humbi jetën një 39-vjeçar dhe u plagosën 5 të tjerë

Një aksident tragjik është regjistruar në aksin nacional Çermë–Divjakë, në fshatin Çermë-Shkumbin, ku një përplasje ballore mes një automjeti tip BMW dhe një Opel i mori jetën një 39-vjeçari.

Automjeti Opel është shkatërruar pothuajse plotësisht nga forca e përplasjes. Viktima është identifikuar si Bajram Kaçani, 39 vjeç, baba i tre fëmijëve,  i cili udhëtonte me Opel dhe humbi jetën në vend.

pasojë e aksidentit mbetën të plagosur edhe pesë persona që udhëtonin me BMW, mes tyre tre fëmijë. Sipas burimeve mjekësore, fëmijët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Të plagosurit u transportuan me autoambulancë në Spitalin e Lushnjës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

 

The post “Opeli” totalisht i shkatërruar! Pamje nga aksidenti tragjik në aksin Çermë-Divjakë, ku humbi jetën një 39-vjeçar dhe u plagosën 5 të tjerë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme