Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer një operacion këtë të premte në doganën e Vlorës. Në total, janë arrestuar 4 persona, midis të cilëve është edhe një doganier i doganës së Vlorës.
Mësohet se doganieri akuzohet për favorizim të mallrave me dokumenta të cunguara.
Nuk dihet nëse operacioni ka qenë për mallrat doganore apo për ndonjë veprimtari tjetër të jashtëligjshme. Aksioni ka zgjatur për reth 60 minuta, teksa kontrollet janë zhvilluar edhe brenda ambienteve të doganës.
Ndërkohë, policia nuk ka dhënë ende asnjë informacion në lidhje me operacionin Më herët, u raportua se po ushtrohej kontroll ndaj kamionëve dhe automjeteve. Në atë kohë, nuk dihej nëse kishte persona të arrestuar.