Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar celularin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, përfaqësues i Partisë Socialiste.
Ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht arsyeja e sekuestrimit të aparatit celular nga ana e SPAK.
Ky zhvillim vjen një ditë pas operacionit të ndërmarrë nga agjentët e BKH-së, forcat operacionale dhe FNSH-ja, të cilët, me urdhër të SPAK, zhvilluan një aksion në Shkodër në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore.
Gjatë aksionit u shoqëruan disa mbështetës të Partisë Socialdemokrate (PSD), ndërsa hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.