“Operacioni në Siri i domosdoshëm për sigurinë e SHBA-ve”

Trump: “Operacioni me raketa në Siri ishte i domosdoshëm për sigurinë e SHBA-ve. Destabilizimi në rajon kërcënon SHBA-në dhe aleatët e saj.”

Presidenti amerikan, Donald Trump, në lidhje me goditjen e një baze ushtarake të regjimit të Bashar al Asadit me raketa amerikane ka deklaruar se “Këtë natë kam dhënë një urdhër për sulmin me objektiv bazën ushtarake që u kryen sulmet kimike. Operacioni raketor në Siri ishte i domosdoshëm për sigurinë e SHBA-ve”.

Trump i ndodhur në Florida për t’u takuar me presidentin e Kinës, Xi Jinping, ka bërë një vlerësim në lidhje me sulmin me raketa që kishte në objektiv një bazë ushtarake që i përket regjimit të Asadit.

Në deklaratën e tij pasi ka rikujtuar sulmin kimik që kishte në objektiv civilët në rajonin Han Shejhun, në qytetin Idlib të Sirisë, Trump tha se “Diktatori sirian Bashar al Asad ka kryer sulmin e tmerrshëm ditën e martë. Në këtë sulm barbar humbën jetën shumë njerëz dhe madje u vranë brutalisht, ngadalë dhe pa mëshirë fëmijët e bukur. Asadi ka marrë jetët e burrave, grave dhe fëmijëve që kishin nevojë. Nuk ka asnjë dyshim se regjimi sirian ka përdorur armë kimike.”

“Operacioni raketor në Siri ishte i domosdoshëm për sigurinë e SHBA-ve”

“Këtë natë kam dhënë një urdhër për sulmin me objektiv bazën ushtarake që u kryen sulmet kimike. Operacioni me raketa në Siri ishte i domosdoshëm për sigurinë e SHBA-ve. Kriza e refugjatëve vazhdon për shkak se iniciativat e mëparshme kanë dështuar dhe destabilizimi në rajon kërcënon SHBA-në dhe aleatët e saj. Iu bëj thirrje të gjitha vendeve të qytetëruara që t’i bashkohen SHBA-ve për të ndaluar masakrën në Siri dhe çdo lloj të terrorizmit në Siri”, është shprehur Trump.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) pak kohë para deklaratës së Trump kishte njoftuar për lëshimin e më shumë se 50 raketave Tomahawk ndaj një baze ajrore të regjimit të Sirisë. /AA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme